Dega Pejë

Guxo!

Kuvendi i parë zgjedhor në Pejë u formua me 13 gusht 2022, Zëvendës-Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla u zgjodh kryetare e degës së “GUXO”-së në Pejë.

Anetarësohu!

Raporto Problemin!

Raporto Problemin në Komunën tënde!

Raporto problemin

Kryetarja e degës Pejë

Me 13 gusht 2022, Zëvendës-Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla u zgjodh kryetare e degës së “GUXO”-së në Pejë. Donika është një nga ato zërat që për 30-të vite, ka qenë aktiviste për lirinë e Kosovës dhe liritë universale. Medoemos që nuk do kishte si të ishte ndryshe Donika, duke qenë se ajo rrjedh nga një familje atdhetare e patriotike, një familje e cila ka shërbyer si udhërrëfyese për gjeneratat pasuese. Ajo ka ndjekur hapat e Jusuf Gërvallës, gjithmonë duke patur synim afirmimin e Kosovës në botë dhe pasqyrimin e realitetit, të dhunës e shtypjes me të cilën janë përballur shqiptarët me vite nga pushtuesi serb. Në familjen Gërvalla, përmes rokut e poezisë zë vend zanafilla e rezistencës dhe frymës së ndryshimit, atëherë kur pak kush ka patur guximin të jetë roker e poet. Donika ishte pjesë e protestave studentore në Shqipëri në dhjetor të vitit 1990, ku pastaj përmes grevës së urisë në shkurt të 1991, bashkë me studentë të tjerë, çuan në rrëzimin e regjimit diktatorial në Shqipëri.

Sa ishte pjesë e LDK-së përfaqsoi qëndrimet e Kosovës para opinionit gjerman si në media ashtu edhe në Qeverinë Gjermane e Bundestag. Së bashku me bashkëshortin Stefanin, nuk e kanë ndalur aktivitetin e tyre patriotik në shërbim të Kosovës edhe pse kanë qenë nën kërcënime të vazhdueshme për jetë. Donika sot, është pjesë e partisë “Guxo” duke mbetur simbol i guximit dhe luftëtare e zëshme për ndryshim. Vetë prezenca e saj në Kosovë për t’i kontribuar vendit, larg familjes së saj përbën sakrificë.

Lajmet nga Peja

Këtu mund ti gjeni të gjitha lajmet nga Peja!

Na kontaktoni

Qendra Prizren

Rruga: Adem Jashari

30000

Pejë, Kosovë


Kontakti:+383 45 655 898
Facebook: Partia GUXO -Dega Pejë